• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
SUPERIORE/ Pas merkatos, sot do të flasë fusha
Home
Futboll

SUPERIORE/ Pas merkatos, sot do të flasë fusha

26 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Kategoria Superiore rikthehet sot me ndeshjet e javës së 17, që janë njëkohësisht edhe të parat për vitin 2018, ndërsa në fushë do të zbresin të gjitha skuadrat.

Kështu në orën 14:00, në Gjirokastër, Skënderbeu kryesues do të përballet me Luftëtarin e Abazajt dhe Bregut, futbollistë që pritet të bëhen pjesë e korçarëve nga vera e këtij viti. Skuadra e Dajës do të kërkojë ta nisë në mënyrën e duhur sezonin, qoftë edhe për të ruajtur distancën nga ndjekësit, ndërsa Luftëtari i Likës ka si synim të vijojë ecurinë e mirë të fundit të 2017-ës.

Po në të njëjtën orë, në periferi të kryeqytetit do të luhet një sfidë mjaft interesante, mes Kamzës dhe Laçit, skuadra që kanë realizuar një pjesë të parë të sezonit, mjaft të mirë. Skuadra e Mezanit e mbylli 2017-ën me 4 fitore radhazi, ndërsa krejt e kundërta ndodhi me Kamzën, që pasi meritoi epitetin ‘surpriza e kampionatit’, pësoi 3 humbje radhazi, që e zbritën në vendin e 6.

Në Durrës, Stavri Nica ka mundësi ta nisë me këmbën e mbarë aventurën në stolin e Teutës, pasi do të presë në ‘Niko Dovana’, Lushnjën e vendit të fundit. Vendasit kanë pësuar shumë ndryshime gjatë sezonit të dimrit, ndërsa lushnjarët nuk kanë arritur të kënaqin trajnerin Dedja me afrimet në merkato.

Edhe në orën 17:00, do të zhvillohen 2 sfida mjaft interesante, që pritet të mbledhin mijëra spektatorë në shkallët e stadiumit.

Në ‘Loro Boriçi’, Peter Pacult do të bëjë debutimin zyrtar në Kategorinë Superiore, me synimin e vetëm, të nisë me këmbë të mbarë aventurën e tij në Shqipëri. Nga ana tjetër, shkodranët janë shumë entuziastë për afrimet në merkato dhe pritet të jenë të shumtë në numër, në mbështetje të formacionit të Gjokës, që synon t’i largohet sa më shpejt zonës së ftohtë të renditjes.

Atmosferë spektakolare pritet të krijohet edhe në Vlorë, ku vendasit të entuziazmuar nga merkatoja, por edhe ecuria e mirë e deritanishme, do të presin Partizanin. Nga ana tjetër, të kuqtë vijnë me shumë probleme në këtë takim dhe me shumë emra të rinj, mbi të cilët ka një kuriozitet shumë të madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mertens: Nëse fitojmë titullin, bëjmë 5 ditë festë
Previous article "E ka mbushur shtëpinë plot me ..."/ Mamaja e këngëtarit: I kam shumë qejf, nuk kam ç'të bëj

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT