• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO! Trafikoi nusen nga Berati në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vjet burg vjehrra
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH EDHE KJO! Trafikoi nusen nga Berati në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vjet burg vjehrra

21 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është dënuar me 17 vjet burg gruaja e cila trafikoi nusen e djalit për prostitucion në Itali. Ajo akuzohet për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, parashikuar nga neni a/4 i Kodit Penal.

“E pandehura D.Sh e ka rekrutuar, transportuar dhe trafikuar nga Berati në Vlorë e më pas në shtetin Italian, nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj. Ajo e ka trafikuar viktimën M.S., fakt ky i provuar edhe nga deklarimet e viktimës, se e pandehura i ka thënë- ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë”, thotë prokuroria.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat përfundoi hetimin për procedimin penal nr.221 të vitit 2018 dhe kërkoi dënimin me 22 vite burg të të pandehurës D.Sh për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, parashikuar nga neni a/4 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit dhe pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, Prokuroria arriti në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se e pandehura D.Sh, në bashkëpunim me shtetasit E.M. dhe F.D. ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua. Ajo me veprime aktive ka rekrutuar, transportuar në shtetin Italian, viktimën M.S., me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

E pandehura D.Sh e ka rekrutuar, transportuar dhe trafikuar nga Berati në Vlorë e më pas në shtetin Italian, nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj. Ajo e ka trafikuar viktimën M.S., fakt ky i provuar edhe nga deklarimet e viktimës, se e pandehura i ka thënë- ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë.

Viktima, shtetasja M.S. ka deklaruar se rreth muajit Shkurt të vitit 2018 ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit është njohur me të pandehurin E.M., njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre. Pas përfundimit të ceremonive përkatëse ajo ka shkuar të jetojë tek banesa e të fejuarit i cili përgjithësisht e trajtonte mirë por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit kur gjatë një bisede në rrjetin social facebook, ajo e prezantuar në komunikim me të ëmën e tij, shtetasen D.S. dhe ka zbuluar planin për dërgimin e saj në Itali.

Në përfundim të hetimeve dhe konkluzioneve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Berat, gjykata e shpalli të pandehurën D.Sh. fajtore dhe e dënoi me 17 vite burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE SAJON?" Zbardhet dëshmia e babait që akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën e tij. Nëna u informua nga psikologia
Previous article TRAGJIKE/ Aksident në minierën e kromit në Martanesh, masivi mineral zë poshtë dy minatorë! Ndërron jetë 29-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët Aktualitet

DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT