• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBROJTJA E LUMIT VJOSA/ Rama: Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar, gati për t’u konsultuar me publikun
Home
Politikë

MBROJTJA E LUMIT VJOSA/ Rama: Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar, gati për t’u konsultuar me publikun

20 May, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, shkruan se po hedhin një tjetër hap të rëndësishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se tashmë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar dhe se është gati për t’u konsultuar me publikun, duke shtuar se është radha e komuniteteve lokale të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës.

Rama shprehet se dëgjesat publike do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj.

“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë, ku tanimë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, duke qenë GATI për t’u konsultuar në PUBLIK

Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje … e për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore

Dëgjesat publike për ata që dinë të dëgjojnë do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj”,shkruan Rama./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMI I AMP/ Nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori, pezullohet nga puna nënkomisari në Vlorë
Previous article DOSJA/ Nga financuesit tek ekzekutorët, zbulohen rolet: Si u thur plani për vrasjen e Durim e Valter Bamit

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT