• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË ZHVENOSUR DHJETËRA CIVILË”/ OKB paralajmëron për rikthimin e dhunës në Mianmar: Jemi në alarm!
Home
Nderkombetare

“JANË ZHVENOSUR DHJETËRA CIVILË”/ OKB paralajmëron për rikthimin e dhunës në Mianmar: Jemi në alarm!

19 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se është “thellësisht e alarmuar” nga rikthimi i dhunës në rajonin Rakhine të Mianmarit [shtet i njohur edhe si Burma], dhe ka paralajmëruar për “mizori” tjera.

Përleshjet janë përhapur në Rakhine prej kur ushtria Arakan i ka sulmuar forcat e sigurisë në nëntor, duke i dhënë fund një armëpushimi të zbatuar qysh prej puçit ushtarak të vitit 2021.

“Jam thellësisht i alarmuar nga raportimet për rikthim të dhunës dhe shkatërrim të pronës në rajonin Rakhine, në veri të Mianmarit, çka ka rezultuar me zhvendosje të dhjetëra mijëra civilëve, kryesisht Rohingya”, ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së, Volker Turk, përmes një deklarate.

Turk ka thënë se Kombet e Bashkuara po synojnë të mbledhin informacion për “shkelje serioze”.

“Me tensione të larta mes komuniteteve, banorëve etnikë të Rakhines dhe atyre Rohingya, e të cilat po nxiten vazhdimisht prej ushtrisë, kjo është një periudhë kritike, pasi rreziku për mizori tjera është akut”.

Ushtria Arakan është një prej shumë grupeve etnike të armatosura në rajonet kufitare të Mianmarit, të cilat kanë luftuar me ushtrinë prej pavarësisë nga Britania, më 1948, për shkak të autonomisë dhe kontrollit të burimeve natyrore.

Ushtria Arakan pretendon se po lufton për më shumë autonomi për popullatën etnike të rajonit Rakhine.

Luftimet janë përhapur në 15 prej 17 vendbanimeve prej muajit nëntor të vitit të kaluar, dhe prej atëherë janë vrarë qindra njerëz dhe rreth 300.000 janë plagosur.

Turk i ka bërë thirrje Bangladeshit fqinj që të rrisë mbrojtjen për “njerëzit e cenueshëm që kanë nevojë për siguri”.Përleshjet mes ushtrisë Arakan dhe ushtrisë së shtetit më 2019, patën rezultuar me zhvendosje të rreth 200.000 njerëzve,

Në atë rajon, ushtria e shtetit pati nisur shtypjen e minoritetit Rohingya, dhe tani në gjykatën e Kombeve të Bashkuara po trajtohet një rast nën dyshimet për gjenocid për atë periudhë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAJZA PUNONTE NË TIRANË"/ Flasin fqinjët e familjes ku babai plagosi rëndë të bijën dhe vrau veten: Kohët e fundit…
Previous article TAKIMI I RAMËS NË ATHINË/ Mitsotakis: S’kishim arsye ta ndalonim! Me Belerin Shqipëria...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT