• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI PREJ 6 MILIARDË EUROSH/ Takimi i drejtuesve rajonalë dhe të BE mbi Rritjen e Ballkanit, çfarë u arrit në Kotorr
Home
Politikë

PLANI PREJ 6 MILIARDË EUROSH/ Takimi i drejtuesve rajonalë dhe të BE mbi Rritjen e Ballkanit, çfarë u arrit në Kotorr

16 May, 2024 s.autor Politikë

Në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Malin e Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni. Në këtë takim dy ditor merr pjesë edhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, angazhimi i të cilit u përqëndrua në integrimin ekonomik rajonal.

Këshilli i BE-së miratoi një plan prej gjashtë miliardë eurosh për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të përshpejtimit të reformave dhe rritjes ekonomike, nga të cilat dy miliardë në grante dhe katër në kredi të favorshme të garantuara nga BE.

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien po merr pjesë në takimin e Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor në qytetin bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi , së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni.

Angazhimet e tij në këtë takim u fokusuan në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor me sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, ku do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Zoti O’Brien tha se “SHBA mbështet planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendet e tyre. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 %.”

 

 

Kryeministri i Malit të Zi , Milojko Spajiq duke përshëndetur pjesëmarrësit tha se në kontekstin e sfidave në aspektin ekonomik, Mali i Zi është i përkushtuar për zhvillimin infrastrukturor në përputhje me planin deri në vitin 2030.

Spajiq tha se “ besojmë që investimi tek të rinjtë është një investim në një të ardhme të sigurt, ndaj besojmë se të rinjtë janë çelësi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. “Duke hapur horizonte të reja, jam i sigurt se do t’i afrohemi tregut të Bashkimit Evropian. Investimi në burimet njerëzore dhe ruajtja e tyre, do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve objektive të përshkruara në Planin e Rritjes”, tha Spajiq.

Nuk ka më justifikime që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për anëtarësim në BE, tha komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi. “Nuk është vetëm një plan për integrimin e rajonit në BE, por se ai po zhvillohet vetvetiu. Duhet të përfitoni nga mundësia që ju jep anëtarësimi në BE dhe jo vetëm anëtarësimi, por edhe periudha para anëtarësimit. Mendoj se kjo kornizë ndihme për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi pragmatike. Rajoni ka humbur shumë mundësi, nuk ka kohë më të mirë se tani për të filluar punën seriozisht në rrugën drejt standardit evropian”, tha Varhelyi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij ripërsriti që Serbia ta njohë Kosovën dhe ta dorëzojë terroristin Milan Radojçiq, i cili sipas tij ishte i përfshirë në sulmin e Banjskës më 24 shtator. “Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme. Kërkojmë nga Serbia që ta dorëzoj Milan Radojçiqin në Kosovë dhe gjithashtu grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjakun me 24 shtator”, tha Kurti.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Urainë dhe ka sjellë kriza në Evropë. Në takimin dyditorë rajonal të Kotorrit marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina./Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDEM PËR TY..."/ Dedikimi romantik i Rezarta Shkurtës për Ermal Hoxhën në 18-vjetorin e lidhjes
Previous article DUKE PIRË BIRRË PASI VRAU GRUAN/ Ja ku fshihej Eduart Denaj pasi kreu krimin. Si reagoi kur iu vunë prangat

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT