Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për opinionin publik nga Kotori, para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE.
Rama u pyet edhe në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vulin pas takimit të Ramës në Athinë, për të cilin kryeministri tha se pas të 40-ve secili mban përgjegjësi për fytyrën e tij.
“Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve çdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment. E vetmja gjë që më vjen keq është përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën për arsye politike, atë vallë kuqezi në zemër të Athinë, si një takim të bërë më autobusët e administratës.
Ne vjen keq se lëndohet dinjiteti, sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishin ardhur atje. Aty erdhën persona që nuk kishin fare lidhje me politikën, madje edhe persona që ishin të njohur se i përkisnin palëve të tjera politike. Ai takim do të mbetet gjithmonë në mendjen time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptarie.”- tha Rama.


