• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON BIZNESET/ Rama: Goditjet do jenë drastike nëse nuk futeni në binarë. Ata që rezultojnë korrektë…
Home
Politikë

PARALAJMËRON BIZNESET/ Rama: Goditjet do jenë drastike nëse nuk futeni në binarë. Ata që rezultojnë korrektë…

14 May, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bizneset se goditjet do të jenë drastike nëse nuk respektojnë rregullat. Në takimin me Shtëpinë e Biznesit, kreu i qeverisë tha se bizneset do të klasifikohen, dhe ata që rezultojnë korrektë, nuk do të kontrollohen por do të hyjnë në një “fashë A” të regjistrit të bizneseve.

“Tjetra është që, biznesi do të klasifikohet. Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të regjistrit të bizneseve ku faktikisht askush nuk mund të shkojë t’i bëjë kontroll. Do të jenë zonë e ndaluar për inspektimet për faktin se kanë treguar në një proces kohor që i kanë përmbajtur kontratës me shtetin në mënyrë korrekte. Dhe kjo e shoqëruar me inspektime mbi bazë risku dhe jo mbi bazë territori të inspektorëve që do të shkojë çdo derë, do ta lehtësojë shumë numrin e inspektimeve.

Kemi një numër inspektimesh katastrofik dhe nuk tregon forcë por dobësi, nuk tregon përmbushje të misionit por boshllëk dhe do të bëjmë që të ketë pak inspektime, shumë këshillim por ama goditjet të jenë katastrofike për biznesin që nuk futet në binar. Numri i gjobave do të ulet në mënyrë drastike por ama aty ku do të vihet gjoba do të jetë goditje një hap larg vdekjes së atij biznesi, në kuptimin me pasoja të mëdha në financat e tij. Në mënyrë që frika ta rruajë vreshtin dhe jo çdo vilë e rrushit të ketë frikë të këshillohet sepse mund të vijnë dhe ta presin. Jemi në një fazë shumë pozitive me ekonominë dhe nuk është  një vendim i bazuar në krijimin e një opsioni nga dëshira por mbi faktet.“, tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITET TRAGIKU I DROGËS/ Policia shqiptare operacion të përbashkët me policinë italiane, 4 shtetas në kërkim
Previous article HISTORIA KRIMINALE E FAMILJES SË VRASËSIT TË POLICIT NË FIER/ Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit e tij ende në burg

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT