Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin që i mori jetën Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Mediat greke raportojnë se autorët e krimit e kanë vëzhguar vazhdimisht viktimën e tyre dhe nuk i lanë asgjë rastësisë. Sipas raportit, autorët duket se kanë rezervuar një vend parkimi për viktimën e tyre. Madje, sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilën udhëtonin autorët ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimi.
Autorët kanë parë 32-vjeçarin duke ardhur dhe kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria. Autorët më pas, u rikthyen në vendngjarje me një motor duke zbritur dhe duke i hedhur breshëri plumbash viktimës në mënyrë gjakftohtë, duke injoruar kalimtarët.
32-vjeçari pas vrasjeve që kishte kryer në vitet 2021 dhe 2022 në Shqipëri , ishte strehuar për një periudhë të konsiderueshme në Greqi, ndërsa deri kohët e fundit ai ka jetuar në Dubai, Spanjë, Itali dhe Francë. Sipas vlerësimeve të autoriteteve kompetente, viktima e sulmit vrasës kishte lidhje me trafikun e drogës dhe për këtë arsye jetonte në vende të ndryshme, për të fshehur gjurmët.
ai kishte shkuar në Greqi javën e kaluar për të parë gruan dhe fëmijën e tij. Dyshohet se ekzekutorët e 32-vjeçarit kanë ndjekur metodikisht gruan dhe fëmijën e tij në Greqi.
Analisti i policisë Stavros Balaskas zbuloi ndër të tjera se mafia shqiptare kishte të paktën një vit në kërkim të viktimës.
“Po ndiqnin gruan e tij… po flasim për një kontratë shumë të kushtueshme sepse flasim për dy të shtëna, njëra në kokë, tjetra në trup, flasim për goditje të çastit dhe oficerët e policisë ndoshta kanë ardhur nga Shqipëria, e kanë ekzekutuar dhe pas një kohe të shkurtër janë kthyer prapa”, tha Balaskas.


