• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETA E DYFISHTË E ROAN BRAHIMIT/ Veç gruas që u përfshi në atentatin mafioz, familja tjetër e priste në Shqipëri
Home
Breaking News

JETA E DYFISHTË E ROAN BRAHIMIT/ Veç gruas që u përfshi në atentatin mafioz, familja tjetër e priste në Shqipëri

10 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme në Greqi i mori jetën Roan Brahimit, 32-vjeç, teksa ndodhej në automjet bashkë me gruan e tij.

Kjo e fundit u shpëtoi mrekullisht plumbave, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo nuk ishte partnerja e vetme e Brahimit. Veç 37-vjeçares dhe djalit të tyre në Greqi, ai kishte një bashkëshorte dhe dy fëmijë të tjerë në Shqipëri.

Prej dy vitesh Roan Brahimi ishte larguar nga shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brakimi në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara.

Por, kundërshtarët e gjetën mbrëmjen e së enjtes në një lagje në Athinë ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Deri më tani pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe rrebeshe shiu në jug gjatë paradites, në mbrëmje përmirësohet situata meterologjike
Previous article VDEKJA E UKRAINASEVE/ Ndryshonin shpesh shtëpi për të shërbyer si punonjëse seksi! Shoqja e tyre, çelës për zbardhjen e ngjarjes

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT