• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Alibeaj kërkon llogari nga Manja: Pse përfituan mbi 100 të dënuar për korrupsion?
Home
Politikë

KUVEND/ Alibeaj kërkon llogari nga Manja: Pse përfituan mbi 100 të dënuar për korrupsion?

9 May, 2024 s.autor Politikë

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca nisi me interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me amnistinë penale.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj parashtroi pyetjet e tij të cilat ia adresoi Ulsi Manjës. Alibeaj tha se nga ligji i amnistisë kanë përfituar mbi 100 të dënuar për korrupsion dhe kjo sipas tij nuk është e drejtë.

Sipas tij miratimi i amnistisë është bërë vetëm për arsye politike.

Alibeaj thotë se PD do të ndërmarrë çdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duke filluar me dhënien e llogarisë nga ministri i Drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj i kërkoi ministrit  të dhëna konkrete në lidhje me përfituesit e dënuar nga GJKKO.

Alibeaj: Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion. Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu. Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përse  janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve. Unë nuk kam parë një listë të tillë në Komisonin e ligjeve.

Kujtojmë se zbatimi i amnistisë nisi me 24 prill. 780 të burgosur fituan ditën e 24 prillit lirinë pasi miratimit nga parlamenti të amnistisë penale. Mes atyre që lanë qelitë ishin edhe të dënuar për vrasje, për kultivim të lëndëve narkotike si dhe ish zyrtarë.

Në burgun e Recit në shkodër u liruan 135 të burgosur. Një prej tyre, ish kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj, i dënuar për shpërdorim detyre, dha një pasi u rikthye në liri.

Nga amnistia do përfitojnë ulje dënimi edhe 800 të dënuar të tjerë. Po ashtu, përjashtohen nga ndjekja penale edhe shumë persona të arrestuar gjatë protestave të opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Veliaj: Nga 1 janari 2025, autobusët falas për pensionistët
Previous article HODHI MOLOTOVË GJATË PROTESTËS/ Prangoset militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT