• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARISHT TË DIVORCUAR/ Zbardhet vendimi i Gjykatës: Tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elia Zaharian
Home
Sociale

ZYRTARISHT TË DIVORCUAR/ Zbardhet vendimi i Gjykatës: Tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elia Zaharian

8 May, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Elia Zaharia zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka. Mësohet se Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Në vendimin e zbardhur të gjykatës, thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc te tre arsye.

Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tre arsyet e forta të divorcit të çiftit. Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia. Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.

Dy ditë pas ngjarjes, më 12 mars, Gjykata e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, atëherë në proces divorci. Sipas urdhrit të mbrojtjes, çifti duhet të mbante distancë 5m nga njëri-tjetri. Gjykata nuk pajisi me urdhër mbrojtje babain e Elia Zaharisë, Gjergj Zaharinë, i cili u denoncua nga Princ Leka për dhunë. Gjithashtu, në urdhrin e Gjykatës së Tiranës saktësohej se Princi nuk duhet të qëndrojë në Pallatin e trashëguar, ndërkohë Elia nuk duhet të jetë në banesë në momentin që Leka do të takohet me vajzën e tij, trashëgimtaren e drejtpërdrejtë të Pallatit mbretëror, princeshë Geraldina. Ndërkohë, Princ Leka ka nisur një lidhje të re dashurie dhe bashkëjetesë me një fotografen Blerta Celibashi.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I PA VIDEON NË TELEFON ME TË DASHURËN"/ Vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën: Folëm shumë pak, por…
Previous article EMRI/ I dënuar me 5 vjet burg për vjedhjen e një automjeti, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet Aktualitet

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT