• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FËMIJËT E MI NUK DUA T’I GËZOJË DIKUSH TJETËR”/ Babai i Alma Arrazit: Erdysi bashkëjetonte me…
Home
Aktualitet
Kronikë

“FËMIJËT E MI NUK DUA T’I GËZOJË DIKUSH TJETËR”/ Babai i Alma Arrazit: Erdysi bashkëjetonte me…

7 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babai i Alma Arrazit, që u mbyt në lumin Buna, së bashku me tre fëmijët e saj, tregon se vajza e tij dhunohej psikologjikisht nga bashkëshorti, që e tradhtonte.

Në një intervistë për “Top News”, ai sqaroi se 39-vjeçarja nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, ndërsa problemet në çift kanë nisur pasi janë kthyer nga Gjermania.

“Fjalët për probleme mendore nuk janë të vërteta, e deklaroj me përgjegjësinë time. Sikur të ishte e tillë, im shoq si e mori për grua. Edhe nëse s’e ka ditur në fillim, do e kuptonte më vonë. Si jetoi 10 vjet dhe bëri 3 fëmijë me vajzën time, nëse vajza do ishte në atë gjendje që pretendojnë. Nuk kam marrë ndonjëherë ilaçe depresioni për vajzën, unë kam qenë edhe në Gjermani kur ka qenë vajza me bashkëshortin atje. Kanë kaluar mirë. Pasi u kthyen, vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje. Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët”.

Babai pretendon se i ka kërkuar vajzës të ndahet, por Alma nuk donte të largohej nga fëmijët.

“I thashë çfarë pret më, ka mbaruar çdo gjë. I jam lutur, lere se ka mbaruar. Ai i tha nuk të dua, çfarë pret më. Ik. Më tha fëmijët nuk i le dot, nuk jetoj dot pa fëmijët. Ai nuk ia linte fëmijët. Pa fëmijë nuk rrinte dot, atë e donte jashtë mase. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vetë dhe të tre engjëjve.

Nuk më ka thënë për dhunë fizike, por dhunë psikologjike ka pasur që nga momenti kur ai ka nisur një lidhje jashtëmartesore. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi nuk dua t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Ka qenë një nënë shembullore, e përkushtuar për fëmijët”./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS U AFRO SE TË VJEN ERA E GOJËS"/ Erjola shpërthen keq ndaj Eglës: Femër e denigruar, e pështirë
Previous article TRAGJEDIA/ 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në 5 ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT