• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina. Ja kujt i përkisnin
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E PARA/ Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina. Ja kujt i përkisnin

7 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri të konsiderueshme të shtetasit me inicialet A.M.

Sipas organit të akuzës të kryeqytetit, janë sekuestruar llogari bankare, prona, si dhe shtatë automjete.

Njoftimi:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina të shtetasit A.M. të dyshuar për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare e 7 makina të shtetasit A.M., nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në kuadër të procedimit penal nr.3298, të datës 23.05.2023.

Nga informacioni i marrë dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se në llogaritë e shtetasve A.M. dhe A.Xh., në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.

Lidhur me këto transferta, shtetasi A.M. ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi A. M. në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen A.Xh. kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike C.P., e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.

Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi A. M. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia. Për këtë arsye, prokuroria kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;
Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;
Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasit A. M. Si dhe ndaj llogarive bankare të shtetases A. Xh.
Vendosje e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme (automjete) në pronësi të shtetasit A. M. mjetet: “Smart Micro Compact”; “Hummer H2”; “Suzuki Sëift”, “Mazda 2500”; “BMË X6 Xdrive” 35D; “Mercedes Benz ML”, si dhe ndaj pasurisë së luajtshme automjet “Range Rover Evoque”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRATOHET FONDI PREJ 6 MILIARDË EURO PËR BALLKANIN/ KE jep miratimin përfundimtar
Previous article TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Gjykata vendos masën arrest me burg për Erdgys Arrazin

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT