• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Sulm me raketa në vendkalimin Kerem Shalom, vriten tre ushtarë izraelitë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Sulm me raketa në vendkalimin Kerem Shalom, vriten tre ushtarë izraelitë

6 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe 12 u plagosën nga raketat e lëshuara nga krahu i armatosur i Hamasit në zonën e kalimit Kerem Shalom, sipas një deklarate nga ushtria izraelite.
Kalimi Kerem Shalom është kanali kryesor për transportin e ndihmave humanitare nga Izraeli në Gaza. Ndër të plagosurit, tre ushtarë janë në gjendje të rëndë, thuhet në njoftim.

Krahu i armatosur i Hamasit tha se hodhi raketa në një bazë të ushtrisë izraelite pranë vendkalimit, por nuk konfirmoi se nga i gjuajti ato. Mediat e Hamasit cituan një burim pranë grupit të thoshte se kalimi nuk ishte objektivi.

Ushtria izraelite tha se besonte se Hamasi po synonte ushtarët e grumbulluar në kufirin e Gazës në përgatitje për një pushtim të mundshëm të Rafahut.

Menjëherë pas sulmit të Hamasit, një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në Rafah, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Ushtria izraelite konfirmoi kundërsulmin, duke thënë se ai goditi në vendin nga u hodhën raketat e Hamasit si dhe një “strukturë ushtarake” aty pranë.

Izraeli është zotuar të hyjë në qytetin jugor të Gazës dhe të largojë forcat e Hamasit, por është përballur me presion në rritje pasi operacioni mund të prishë përpjekjet humanitare në Gaza dhe të rrezikojë shumë jetë të tjera

Sulmi i së dielës në vendkalimin erdhi pasi zyrtarë të lartë izraelitë shtuan presionin ndaj Hamasit për të pranuar kushtet e propozuara së fundmi për një armëpushim ose rrezikon një sulm të ri “në të ardhmen shumë të afërt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A E SHOQËRONTE DIKUSH? Palombarët e RENEA-s në kërkim të trupit të nënës me 2 fëmijët, sekuestrohen kamerat e sigurisë
Previous article KTHJELLIME DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT