• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHJELLIME DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

KTHJELLIME DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për sot

6 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat relativisht të larta, të jenë dominante gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme përgjatë gjithë territorin por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Po ashtu do të rritet ndjeshëm lagështira në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor.

Europa

Britania e madhe është përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të paraqiten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera më të larta priten në gadishullin e Iberik si edhe gadishullin e Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Sulm me raketa në vendkalimin Kerem Shalom, vriten tre ushtarë izraelitë
Previous article "DOJA TË LINDJA NJË FËMIJË"/ Roza bën rrëfimin intim: Mora ilaçe për të ngelur shtatzënë, por…

s.autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT