Nga Farka, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi sot (1 maj 2024) edhe një herë protestën që Rithemelimi zhvilloi para bashkisë së Tiranës dje për 3 orë. Duke shpalosur objektivin se mandatin e tretë do ta mbyllë me 2 milionë pemë të mbjella, Veliaj tha se bashkia e Tiranës është e njerëzve të punës dhe jo e të pa-punëve që akuzojnë vetëm për të përfituar diçka.
“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër; duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë” tha Veliaj
Ironizoi protagonistët kryesorë të protestës së Rithemelimit, familjarët dhe bashkëpunëtorët e Sali Berishës që i prinë militantëve.


