• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN ZYRTARËT E IKMT-SË NË KURBIN/ Lejuan ndërtimin pa leje të kompleksit të Gëzim Çelës në Patok! Sekuestrohen…
Home
Breaking News

ARRESTOHEN ZYRTARËT E IKMT-SË NË KURBIN/ Lejuan ndërtimin pa leje të kompleksit të Gëzim Çelës në Patok! Sekuestrohen…

30 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtrati i lumit Mat është kthyer në “parajsën” e firmave të inerteve që ushtrojnë aktivitetin në të zezë dhe pa leje shfrytëzimi.

13 subjekte që merrnin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin.

Në rastin e ndërtimeve ne Patok, hetimet kanë ardhur pas indicieve, pasi ishte dërguar në gjykate një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte në zonë.

Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, I njohur dhe si baron droge, tashmë i arrestuar.

Për këtë arsye prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektorët që duhej të kishin ndërhyrë.

Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtareve të IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kane kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër që bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe sipas Prokurorisë ata nuk kanë vepruar në përmbushje të ligjit.

Më 29 prill 2024 u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika. I cili është pezulluar nga detyra së bashku me të gjithë trupën inspektuese të këtij dikasteri. Gjithashtu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
– Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
–Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E AURELJO DERVISHIT NË TIRANË/ Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
Previous article TËRMET I FORTË NË SERBI/ Lëkundjet ndihen për disa sekonda, ja sa ishte magnituda

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj Aktualitet

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT