• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME SHQIPTARËT NË ITALI/ Basha: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve
Home
Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË ITALI/ Basha: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve

28 April, 2024 s.autor Politikë

Kryedemokrati Lulim Basha ka nisur një tur me diasporën, ndërsa në takimin e parë u ndal në Lombardi të Italisë. Në këtë takim me emigrantët shqiptarë, kreu i PD e vendosi theksin tek vota e emigrantëve, që sipas tij kasta e vjetër politike po bën një komplot për të mos realizuar votimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Cila është arsyeja miqtë e mi që tre palë zgjedhje parlamentare dhe 3 palë zgjedhje lokale, Rama premtoi votën për shqiptarët jashtë Shqipërisë, vota e diasporës. Edhe sot e kësaj dite mbetet një premtim i parealizuar. Ju jeni shembujt që shqiptarit nuk i mungon asgjë për të arritur standardin europian, do të thotë barazi para ligjit dhe fundi pandëshkueshmërisë. Nuk mund të tolerojë një shoqëri me dy standarde. Nëse integrimi i Shqipërisë në BE është siç deklarohet qëllimi më i lartë, dorën më së pari do ia shtrijmë shqiptarëve në BE. Nuk ndodh kjo as në qeverisje, as në ekonomi. Mbi 160 mijë sipërmarrës shqiptarë punojnë me kokën lart dhe japin kontribut në ekonominë italiane, por e kanë të vështirë të fusin këmbën në ekonominë e cunguar shqiptare”, tha Basha.

Sipas Bashës nuk ka asgjë të pamundur për realizmin e votës së emigrantëve, por politikanët e vjetër e shohin votën e shqiptarëve jashtë si një rrezik esencial.

“Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetet dhe lehtësisë për ta hedhur këtë votë, por ka një komplot të kastës së vjetër politike, të atyre që gjithë ditën e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër.Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetra politike. Kjo është arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GREQI/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur
Previous article AKSIDENT TRAGJIK/ Makina merr para motorin, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT