• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMËT BËRTHAMORE NË POLONI/ Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global
Home
Nderkombetare

ARMËT BËRTHAMORE NË POLONI/ Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global

23 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse ofrimin e Polonisë për të mirëpritur armatime bërthamore në territorin e saj.

Presidenti Andrej Duda deklaroi një ditë më herët se ishin të gatshme t’i hapnin dyert një mundësie të tillë, nëse aleanca do të vendosë të përforcojë kahun e vet lindor.

Për këtë vendim, ai citoi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, e cila siç tha po intensifikon militarizimin e Kaliningradit dhe ka dislokuar armë bërthamore në Bjellorusi.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik deklaroi se NATO shtonte rrezikun e një konflikti bërthamor globale. Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov paralajmëroi më herët me veprime hakmarrëse.

“Ushtria do të analizojë situatën dhe nëse këto planet do të konkretizohen. Në çdo rast do të bëjmë gjithçka të nevojshme dhe do të marrim të gjitha hapat reciproke për të garantuar sigurinë tone”, tha Dmitry Peskov.

Në intervistën e tij një ditë më herët, presidenti polak Duda, bëri të ditur se ndarja e armatimeve nukleare kishte qenë në fokus të bisedimeve mes Polonisë dhe SHBA prej disa kohësh.

Kryeministri Donald Tusk, i cili ndan pikëpamjet e Dudës sa i përket sigurisë kombëtare, tha më vonë për gazetarët se siguria dhe potenciali ushtarak i Polonisë janë prioritete të tij, por se duhet të diskutojë urgjentisht më presidentin, lidhur me sugjerimet e fundit.

Tre shtete anëtare të NATO-s janë fuqi bërthamor; SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Sipas programit të shpërndarjes së armatimeve, SHBA ka stacionuar baza bërthamore në vende si Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda dhe Turqia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KUKËS/ 5 persona konfliktohen mes qytetit, në kërkim autorët! Merren masa...
Previous article "DUA TË BËJ NJË FËMIJË..."/ Egla flet për dëshirën për t’u bërë nënë, pyet Julin: A ia vlen në këtë moshë?

s.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT