• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA, ROL STRATEGJIK”/ Zyrtari i NATO-s: Vendet e Ballkanit sa më shpejt në BE
Home
Politikë

“SHQIPËRIA, ROL STRATEGJIK”/ Zyrtari i NATO-s: Vendet e Ballkanit sa më shpejt në BE

21 April, 2024 s.autor Politikë

Në vitin e 15-të në aleancën më të madhe ushtarake dhe kur 2024-a parashikohet të jetë një vit i trazuar, për NATO-n vendi ynë përbën një ndalesë strategjike që ofron mbrotje për Ballkanin Perëndimor dhe përtej tij.

“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm dhe strategjik për NATO-n. Është një shtyllë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe është e përgatitur për këtë. Roli i saj nuk është i rëndësishmë vetëm në rajon por edhe në Evropë e veçanërisht në këtë moment, për të kuptuar më mirë se cilat janë kërcënimet me të cilat përballet Shqipëria por edhe i gjithë rajoni i Ballkanit”, tha kryetar i delegacionit në asamblenë parlamentare NATO, Vasile Dincu.

Anëtarë të komisionit për demokraci dhe siguri të asamblesë parlamentare të NATO-s, përveç Tiranës një ndalesë e patën në bazën ajore të Kuçovës të cilën Aleanca e Atlantikut të Veriut do ta shfrytëzojë sa herë t’i lipset nevoja kur siguria e rajonit dhe Evropës kërcënohet, në rastin konkret nga Rusia.

“NATO ka përfaqësi të saj në disa vende të Evropës Lindore dhe baza ajrore e Kuçovës përbën një përfaqësi të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishmë për mbrojtjen. Nuk është vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Evropën. Është një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes dhe për NATO-n.Në këtë moment Serbia është shumë afër Rusisë në veprime dhe në të gjithë mënyrat sesi ajo ushtron influencën e saj në këtë rajon. Qëndrimi i saj ndaj Evropës është i keq. Serbia përbën një kërcënim në këtë kohë. Serbia është një vend i rëndësishëm për Evropën, por në këtë moment politikanët, qeveria nuk është në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të Evropës. Ne shpresojmë që ta ri-integrojmë Serbinë në Evropë, por në këtë moment është e vështirë”, u shpreh Vasile Dincu.

Për të gjitha arsyet që këcënojnë sigurinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, Vasile Dincu, që përfaqëson edhe kryetarin e komitetit për çështjet evropiane në parlamentin e Rumanisë është i idesë se duhet të ecet më shpejt me anëtarësimin e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian.

“Programi që ndjek Shqipëria është i bashkërenduar dhe sipas udhëzimeve të NATO-s. Ajo është duke e modernizuar ushtrinë e saj, si për shembull me bazën ajore të Kuçovës. Une kame pare dronët Bajraktar apo helikopterët Black Haëk. Është shumë e rëndësishmë të diskutosh mbi kushtet dhe përgatitjet që kërkon NATO paralelisht me ato të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këndvështrimin tim, Evropa nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, pa Shqipërinë. Duhet qe procesi i anëtarësimit të eci më një shpejtësi më të madhe, duhet të jemi më të fortë si Evropë por dhe për vetë NATO-n. Ky është një moment i mirë për vendin tuaj”, tha Dincu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kapet me 10 kg marijuanë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Previous article "ME ILNISËN DUA TË BËJ NJË BEBUSH"/ Meritoni shpreh hapur dëshirën e tij në BBVip

s.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT