• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IZRAELI PËRGJIGJET NDAJ IRANIT/ Godet një bazë ushtarake në Isfahan! SHBA: Na njoftuan, por se miratuam sulmin
Home
Botë

IZRAELI PËRGJIGJET NDAJ IRANIT/ Godet një bazë ushtarake në Isfahan! SHBA: Na njoftuan, por se miratuam sulmin

19 April, 2024 s.autor Botë, Breaking News

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje orët e para të mëngjesit të 19 prillit, një veprim që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin rajonin e Lindjes së Mesme. Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Iranit, pas sulmit me mbi 300 dronë e raketa.

Mediat raportojnë se ka pasur shpërthime në Isfahan, pranë një baze ushtarake. 3 shpërthime janë dëgjuar, ndërsa autoritetet iraniane thonë se kanë rrëzuar të tre dronët e nisur nga Izraeli, duke hedhur poshtë raportimet për sulm raketor.
Menjëherë pas sulmit, Teherani aktivizoi sistemin e mbrojtjes ajrore, ndërsa tha se centralet bërthamore janë të sigurta. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, citojnë mediat shtetërore iraniane një gjeneral ushtrie.Për shkak të sulmit u pezulluan fluturimet në disa aeroporte, ndërsa tashmë gjendja është kthyer në normalitet. Fluturimet kanë nisur edhe në aeroportin kryesor të Teheranit, Imam Khomeini. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për sulmin.
Ndërkohë, Izraeli i kishte thënë SHBA-së të enjten se do të hakmerrej kundër Iranit në ditët në vijim, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN. Zyrtari thekson se SHBA nuk e kishte miratuar kundërsulmin dhe se nuk është përfshirë në operacion.
“Ne nuk e miratuam përgjigjen,” tha zyrtari për CNN.
Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej. Teherani lëshoi ​​më shumë se 300 raketa e dronë në Izrael mesnatën mes 13 dhe 14 prillit, si hakmarrje ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask të Siri, më 1 prill.
Aleatët perëndimorë të Izraelit gjatë gjithë javës, veçanërisht SHBA-ja dhe Britania, i kanë kërkuar qeverisë izraelite që të mos kryejë një përgjigje të rëndë ndaj sulmit raketor iranian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu. Temperaturat do të jenë me rënie
Previous article "DO KENI DEBATE SOT..."/ Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT