• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJET ME FRANCËN/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Përpjekje e madhe për t’u afruar me Francën
Home
Politikë

MARRËVESHJET ME FRANCËN/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Përpjekje e madhe për t’u afruar me Francën

15 April, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në intervistën për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në ABC Nes, foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze gjatë vizitës dy ditore në Paris. Kreu i qeverisë tha se me marrëveshjet, vendi ynë më shumë ka marrë sesa ka dhënë.

Pjesë nga intervista:

Balla: Ndalojmë pak te ceremoniali, ajo pjesë e qendrës ku është varrosur Napoleoni. Ishte një gjë e jashtëzakonshme, s’kisha parë kurrë atë lloj ceremoniali. Kjo për ju edhe vetë personalisht duhet të jetë një moment emocional i fortë. Ju e përmendët edhe vetë, keni ardhur këtu si student, si emigrant. Në gjuhën banale të Tiranës shpesh thuhet ‘ aa Edi Rama ka fjetur poshtë urave të Parisit’, por ishte një moment i fortë i përjetimeve personale.

Rama: Tani, mund edhe të kisha fjetur poshtë urave si shumë emigrantë dhe nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe përkundrazi është një sprovë e rrugës së shumë emigrantëve që e kanë filluar edhe poshtë urave, por nuk më ka ndodhur kjo gjë. Mund edhe të më kishte ndodhur.. për hir të të vërtetës, kam qenë një emigrant në komfort, sepse fitova një bursë për të qëndruar në Qendrën Ndërkombëtare, në qytetin ndërkombëtar të artit, pastaj pas asaj periudhe dy vjeçare mora një apartament goxha të këndshëm ku prisja edhe miq që të qëndronin në një rrugë të famshme të Parisit, pranë Bastijes dhe thënë kjo sigurisht që ku i sotmi ishte një emocion i veçantë. Ishte një emocion i fortë që e kam përjetuar në një farë mënyre kur erdha këtu në Paris, për të marrë ‘Legjionin e Nderit’, nga presidenti François Hollande dhe rruga drejt Elysee ishte një kthim në vitet 90 kur unë këto rrugë dhe këtë qytet e shikoja dhe admiroja bashkë me gjithë këto godina ku as nuk më shkonte mendja ndonjëherë se do hyja. Ndërkohë ‘Les Invalides’ është sot një destinacion nga më prestigjiozët i konceptuar dhe ndërtuar nga Luigji I XIV, mbreti Diell ku gjendet edhe varri i Perandorit, i Napoleonit edhe ku kryhen këto rituale të Republikës Franceze që në ritualet e veta protokollare dhe shtetërore është vendi që i ka dhënë shumë mësime dhe nga ku shumë kanë kopjuar në të gjithë botën.

Balla: Po se më kujtohet ju nga Parisi erdhët kur vdiq babai juaj i ndjerë, dhe ai ishte edhe momenti që u futët në politikë dhe sigurisht Parisi është edhe një cikli të rëndësishëm edhe në jetën tuaj personale politike. Ju thatë keni marrë titullin nga Hollande, por duket qartazi që me Emmanuel Macron keni një marrëdhënie superspeciale. Tani duhet të na e shpjegoni pak këtë, pak ditë më parë ishte Presidenti serb, Vuçiç, I cili gjithashtu u prit me një ceremonial shumë prestigjioz. Ndryshimi i vetëm është se Vuçiç erdhi këtu pasi nënshkroi një marrëveshje për të blerë 12 avionë dhe i dha Francës 4 miliardë euro, ndërkohë mua më rezulton nga marrëveshjet e nënshkuara ju i morët Francës vec të tjera edhe 120 milionë euro. Tani shumë në Tiranë, mund t’i rikthehen përvojave të 2009 kur Sali Berisha për të marrë statusin e vendit kandidat, iu desh të blinte 5 helikopterë francezë dhe të falte CEZ-in dhe shumë mund të thonë, po ju çfarë po i jepni Francës që po merrni kaq shumë?

Rama: Edhe këto janë normale në marrëdhëniet mes vendeve, në fund të fundit, marrëdhëniet mes vendeve nuk janë marrëdhënie dashurie, janë marrëdhënie interesash, kështu kanë qenë dhe kështu do jenë gjithmonë shtetet kanë interesa, mbrojnë interesa, luftojnë për interesat e tyre dhe në këtë sens nuk do ishte çudi sikur të kishte ndodhur edhe kështu, por e vërteta është që ka ndodhur e kundërta. Ne këtu me këtë marrëveshje, më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Ndërkohë që çka kemi dhënë nuk hyn në terma ..

Balla: Pra, ndonjë Sazan, ndonjë kamp refugjatësh…

Nuk hyn në terma të natyrës financiare, nuk hyn në terma të natyrës së ndonjë obligimi të posaçëm politik, por hyn një përpjekje shumë e madhe për të afruar Francës dhe për t’u afruar me Francën./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOI PËR TË ÇUAR VESHJET TEK I BURGOSURI NË DRENOVË/ Arrestohet pas kontrollit të çantës. Çfarë thotë ai në dëshmi
Previous article "NDER E KRENARI"/ Rama për pritjen nga Macron: Ceremoniali mbresëlënës, nder i posaçëm për Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT