• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK MBYLLI HETIMET/ Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri nën akuzë, veçohet hetimi për Ervis Martinajn
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK MBYLLI HETIMET/ Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri nën akuzë, veçohet hetimi për Ervis Martinajn

15 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të dosjes “Metamorfoza” të identifikuar nga bisedat në aplikacionin SKY teksa porosisin apo dështojnë për të eliminuar kundërshtarët. Akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.
Gjithashtu janë komunikuar akuzat për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, si dhe për ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj.
Për Bistrin akuza e ndryshuar nga “shpërdorim detyre” në “korrupsion”, ndërsa Hasanbegaj dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.

Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë të jenë ende në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin.
Ndërkohë për ish-prokurorin e Shkodrës, Xhevahir Lita, SPAK hoqi akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Hetimet e Metamorfozës kulmuan mbas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, prej nga ku rezultoi në dhjetëra biseda se si Bajri komunikonte me Ervis Martinin për vrasjen e Gjon Boriçit në interes të Martinit.
Nga ana tjetër bisedat tregojnë se ky i fundit garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan. /Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JULI MË NGACMONTE, U JOSHA..."/ Meri Shehu lëshon “bombën”: Kur ishim brenda më tundoi, mbyllja…
Previous article E PAZAKONTË/ Plas sherri mes dy grave në Lushnje, 49-vjeçarja merr gërshërët dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT