• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA DEVOLLI/ Basha: Shteti trajtohet si pronë private, mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit
Home
Politikë

FLET NGA DEVOLLI/ Basha: Shteti trajtohet si pronë private, mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit

14 April, 2024 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në kuvendin zgjedhor të degës së Devollit, prej nga u shpreh se në këtë parti prej 2 vitesh u përhap një sëmundje e rëndë.

Sipas Bashës, pati përpjekje për ta trajtuar të gjithë Partinë Demokratike, si pronë private të një njeriu.

Basha shtoi se kjo sëmundje siç e cilësoi ai është edhe më e rëndë në nivel kombëtar, pasi “kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij”.

“Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Këto janë faktet dhe këto janë të padiskutueshme”, u shpreh Basha.

Basha u ndal para demokratëve të Devollit edhe tek mandati i Xhaçkës.

“Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Basha tha se sektori që mund të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër dhe të shndërrojë fermerët në shtresë të mesme, është Bujqësia.

“Një kombinim i një pakete subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri. Me indeksim për çdo mall, pa kufizime që faktikisht janë aty për të nxitur korrupsionin dhe për të pamundësuar subvencionet. Si për shembull duhet të kesh kaq dynym tokë, e duhet të kesh kaq kokë bagëti. Jo, jo, në bazë të prodhimit subvencion për çdo produkt të fermerit shqiptar. Me zhvillimin e infrastrukturës, dhe se kam fjalën vetëm për rrugët e aksesit, apo për rrugët kryesore në shumë raste të fshatrave. Por e kam fjalën për gjithçka tjetër, për vaditjen, për kullimin, për infrastrukturën agropërpunuese, magazinimin në mënyrë që çdo prodhim që vjen nga djersa e fermerit shqiptar mos të kalbet por të jetë i gatshëm për të shkuar në treg”, u shpreh Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI IRANIAN NË IZRAEL/ Begaj: Shpresojmë të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm
Previous article "MOS NDËRHYNI"/ Putin paralajmëron SHBA-në për reagimet ndaj Iranit

s.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT