• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA SE KOPJOI TË DHËNAT/ Si u zbulua Drejtorit i IT në Polici! U fiksua nga kamerat ditën e ndërhyrjes në sistem, Ervin Muça e mohon
Home
Breaking News

U ARRESTUA SE KOPJOI TË DHËNAT/ Si u zbulua Drejtorit i IT në Polici! U fiksua nga kamerat ditën e ndërhyrjes në sistem, Ervin Muça e mohon

10 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, u arrestua një ditë më parë pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS. Report Tv ka mësuar detaje të reja nga kjo ngjarje, për të cilën Ervin Muça është vendosur në masën arrest shtëpie, si edhe është pezulluar nga detyra.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Muça pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara duke përdorur pin-in e një punonjëse, i kaloi ato në kompjuterin e tij. Para hetuesve në deklarimet paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet, “Hyrjes së paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.
Ndonëse ai mohon akuzën, hetuesit kanë në dorë pamje filimike që kanë fiksuar Ervin Muçën ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS, 2 gusht 2023. Ervin Muça pretendon se nuk ka qenë në zyrë në rrugën Mine Peza pranë komisariatit nr.3, por burime bëjnë me dije se është filmuar nga kamerat e bizneseve rreth e rrotull. Ndërkohë, edhe roja ka deklaruar se Muça ka qenë në zyrë ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS.Pak ditë më parë mbi këtë ngjarje u ngrit edhe një komision hetimor parlamentar, i cili do të hetojë rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Mësohet se kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS.
Muça është rekrutuar në polici kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi. Gjithashtu prokuroria evidenton se Ervin Muça në dokumentet aplikuese për pozicionin e Drejtorit të IT në Policinë e Shtetit nuk ka deklaruar se punonte si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke shkelur kështu ligjin.
Më 17 gusht 2023 i ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë H. Martin McDowell bëri në takimin me ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu shqetësimin lidhur me ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit dhe nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm. Ndërkohë, hetimet nisën në shtator 2023.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESSENGER SJELL RISI/ Albume të përbashkëta, imazhe HD dhe dokumente deri në 100 MB
Previous article VININ BASTE SPORTIVE ONLINE/ 2 në pranga dhe 4 në hetim në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT