• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ARREST SHTËPIE”/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

“ARREST SHTËPIE”/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë

9 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë. GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se GJL vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO. Berisha ka “trokitur” në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke thënë se nuk ka kushte ligjore, që të mbahet në këto kushte. Sipas mbrojtjes, Berisha nuk ka mundësi që të ikë apo të prishë provat. Pavarësisht pretendimeve të Berishës, edhe betejën në Gjykatën e Lartë e humbi. Berisha ka të drejtë të revokojë masën në GJKKO.

Ish-kryeministri Sali Berisha nën hetim për korrupsion në lidhje me procedurën e privatizimit të ish-klubit Sportiv Partizani humbi betejën e radhës në përballjen me drejtësinë shqiptare.

Gjykata e Lartë vendosi në dhomë këshillimi të mos pranojë rekursin e deputetit demokrat dhe të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpi” me mbikqyrje policore, firmosur ndaj ish-kryeministrit Berisha që me 30 dhjetor 2023. Përmes avokatëve, Berisha synonte heqjen e kësaj mase, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere që ai të mbahet në arrest shtëpie.

Por kërkesat e tij nuk janë gjetur të drejta nga kolegji penal i gjykatës supreme. Një ditë më herët gjykata e posaçme, vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë të ish-kryeministrit për revokimin e të njëjtës masë. Sali Berisha është nën hetim për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dyshohet për korrupsion e pastrim parash.

Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij të privatizojë ish-klubin sportiv. SPAK ka vendosur të zgjasë afatet e hetimit edhe për 3 muaj dhe pritet që ky vendim i prokurorëve të posaçëm të miratohet nga gjykata. Sali Berisha thotë se arrestimi i tij është politik dhe se mbajtja në arrest shtëpie, po bëhet me qëllim që t’i digjet mandati i deputetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTOHET PROJEKTI I SHESHIT TË BULEVARDIT TË RI/ Veliaj: Do të jetë Tirana e Re për 100 vitet e ardhshme
Previous article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Shtyhet seanca, Gjykata e Apelit: Akt ekspertimi i paplotë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët Aktualitet

DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT