• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI SEKRET PËR UKRAINËN/ Trump do të kërkojë lëshim të territoreve për paqen
Home
Botë

PLANI SEKRET PËR UKRAINËN/ Trump do të kërkojë lëshim të territoreve për paqen

8 April, 2024 s.autor Botë

Ukraina do të duhet të japë disa territore në këmbim të arritjes së paqes me Rusinë. Kështu e fillon artikullin e saj, prestigjiozja amerikane, The Washington Post, e cila merr në analizë qasjen e ish-presidenti amerikan Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë.

Burime për Washington Post citojnë se Trump mund t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë duke i bërë presion Ukrainës që të heqë dorë nga disa territore.

Analistë të politikës së jashtme theksojnë se ideja e Trump për cedim të territorit ukrainas do të shpërblente presidentin rus Vladimir Putin dhe do të falte shkeljen me forcë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

“Propozimi i Trump konsiston në faktin se Ukraina duhet t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin kufitar të Donbasit. Kjo qasje, e cila nuk është raportuar më parë, do të ndryshonte në mënyrë dramatike politikën e Presidentit Biden, i cili ka theksuar kufizimin e agresionit rus dhe ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

Ekipi i Donald Trump që merret edhe me fushatën e elektorale, kanë mohuar pretendime të tilla dhe theksojnë se të gjitha informacionet për ndarjen e Ukrainës janë të pavërteta.

“Çdo spekulim rreth planit të Presidentit Trump vjen nga burime të paidentifikuara dhe të painformuara, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh apo çfarë do të ndodhë. Presidenti Trump është ivetmi që flet për ndalimin e vrasjeve në Ukrainë,” deklaroi Karoline Leavitt, Zëdhënësja e fushatës elektorale të Donald Trump.

Ndërsa kërkon një rikthim në pushtet, kandidati republikan Donald Trump ka theksuar shpesh se mund të negociojë një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24orëve nëse zgjidhet President.

Por Trump vazhdimisht ka refuzuar të specifikojë publikisht se si do të zgjidhte një luftë që po vazhdon për më shumë se dy vjet dhe në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATE TE KOMISIONI HETIMOR/ Gogu: Po bëheni avokati i Berishës. Salianji: Po kërceni nga belaja
Previous article SPAK KËRKOI RIKTHIMIN NË BURG/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Vangjush Dakon

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT