Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena. Ai akuzohet për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Edhe këta akuzohen për të njëjtën vepër penale ashtu sikurse Lena, përveç Dritan Tabakut që akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim të krimit”.
Arben Lena, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë;
2. Nikolla Hafësllari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
3. Nikolla Jesku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
4. Dajana Kodra (Ninga), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë;
5. Dritan Tabaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal;
6. Blerand Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;
7. Artiana Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal., thuhet në njoftimin e SPAK.
Ish-kreu i dhomës së Avokatisë në Korçë, ka marrë ryshfet 5000 euro për të ndikuar tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit Blerand Kozici. Ky i fundit po hetohej nën masën ‘arrest në burg’ nga Prokuroria e Pogradecit, pasi kishte ndihmuar emigrantë të vendeve të treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Shifra Arben Lenës iu dha nga të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe që kanë konsumuar veprën penale për të cilën i akuzon SPAK në formë aktive.
Nga ana tjetër Arben Lena dhe Dajana Kodra e kanë konsumuar veprën penale në formë pasive, duke përfituar në mënyrë të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Apeli i Korçës.


