• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AMNISTIA”/ Manja: Të zbatohet sa më parë ligji! Alibeaj: Po goditet SPAK! Përfitojnë zyrtarët
Home
Politikë

“AMNISTIA”/ Manja: Të zbatohet sa më parë ligji! Alibeaj: Po goditet SPAK! Përfitojnë zyrtarët

5 April, 2024 s.autor Politikë

Një ditë pasi mori dritën jeshile me 110 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë, amnistia penale vijon të trazojë politikën.

Duke kërkuar të zbatohet sa më parë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se dikush e përdori amnistinë për politikë, e dikush si akt human.

“Të bësh politikë me hallin e tjetrit është gjëja më e ulët për një qenie humane që në vend të zemrës një zot e di se çfarë ka! Si Ministër Drejtësie, sot ndihem krenar, që me durim dhe këmbëngulje, votuam ligjin e amnistisë që kaluam në qeveri me zero përfitim për subjektet e SPAK dhe GJKKO!’’

Por grupi i Lulzim Bashës vijon t’i qëndrojë argumentit se protestuesit nuk u falën dhe se përfitojnë nga kjo amnisti edhe subjektet e SPAK.

Për këtë, Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë për mediat, duke sqaruar me emra dhe mbiemra protestuesit që nuk përfitojnë.

“Me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatavem vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policer të kësaj qeverie.

Alibeaj ironizoi edhe protestën që paralel me konferencën e tij, rithemelimi mbante në bashkinë e Tiranës kundër zyrtarëve të korruptuar.

‘Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit’ tha Alibeaj.

Amnistia u votua pa shumë diskutime të enjten në Kuvend me 110 vota pro, votën kundër të Agron Shehajt, abstenimin e Ermonela Felaj dhe me grupin e Bashës që nuk votoi. Nga ky grup pati vetëm dy vota pro, por në konferencë Alibeaj sqaroi se ishte çështje mos-rakordimi.

Lista e përfituesve të amnistisë, ministria e Drejtësisë tha për Report Tv se do publikohet shumë shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBËSHTESIM SHQIPËRINË..."/ Ministrja austriake në Tiranë, takime me Ramën, Gonxhen, Hasanin e Dhukën
Previous article NË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet 36-vjeçari në Elbasan (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT