• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMNISTIA PENALE/ Manja: Do të lirohen menjëherë 700 persona, 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Home
Politikë

AMNISTIA PENALE/ Manja: Do të lirohen menjëherë 700 persona, 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

4 April, 2024 s.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha nga foltorja e Kuvendit se me miratimin e projektligjit për amnistinë penale 700 persona të dënuar me burg do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Ai shtoi se nga amnistia përjashtohen personat e dënuar me burgim të përjetshëm.“Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin në burgje por do të presin të paraburgosur. Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 persona në shërbim prove do të jenë përfituesit nga kjo amnisti.

Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë, nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, që i shmangen drejtësisë dhe nuk përfitojnë as nga amnistia por as ulje dënimi personat e dënuar nga GJKKO. Do të përfitojnë personat të cilëve iu ka marrë formë të prerë vendimi deri në datën 31.03.2024, dhe ky është shtyrja e afatit e marrjes së formës së prerë të vendimit sigurisht është pjesë e amendamentit të propozuar nga zoti Bardhi. Po ashtu nga varianti fillestar i amnistisë së miratuar në komisionin e Ligjeve, përfitojnë të dënuarit burra që iu kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet ose që janë dënuar deri në 4 vjet, të dënuarat gra me vendim të formës së prerë deri në 5 ose që iu kanë ngelur pa vuajtur 5 vjet nga dënimi.

Përfitojnë të miturit, personat gra të dënuara që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose në moshën 50 vjeç, personat burra që janë baras ose mbi 60 vjec dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Ky ligj ka edhe kufizimet përkatëse. Në këtë draftligj, vetëm 5 përqoind e veprave penale që ka ky kod, shtrihet ky ligj amnistie. për 95 përqind të veprave të tjera të kodit penal nuk do të jenë nën efektet e këtij ligji”, tha ai mes të tjerash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMNISTIA PENALE/ Miratohet me 116 vota pro projektligji , kalon dhe amandamenti i Bardhit
Previous article E PËSON KEQ/ Kultivoi në fermë 1500 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Spanjë

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT