• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULM TERRORIST NË MOSKË/ Kryhen sërish arrestime në Taxhikistan
Home
Botë

SULM TERRORIST NË MOSKË/ Kryhen sërish arrestime në Taxhikistan

29 March, 2024 s.autor Botë

Taxhikistani i arreston disa persona në lidhje me sulmin në Moskë

Autoritetet në Taxhikistan i kanë arrestuar nëntë persona gjatë kësaj jave në lidhje me sulmin vdekjeprurës në një sallë koncertesh afër Moskës më 22 mars, raportuan mediat lokale të premten, duke u thirrur në burime të sigurisë.

Ata u arrestuan nga shërbimi shtetëror i sigurisë në qarkun e Vahdatit, në periferi të Dushanbit më 25 mars, dhe u dërguan në kryeqytet.

Ata dyshohet se kanë lidhje edhe me Shtetin Islamik, i cili e mori përgjegjësin për sulmin terrorist në Moskë.

Një burim tjetër në Dushanb i ka thënë Radios Evropa e Lirë të premten se në mesin e të arrestuarve janë disa të rinj.

Më 26 mars, një burim brenda agjencive taxhike të sigurisë tha për REL-in se gjashtë persona u arrestuan në Vahdat nën dyshimin se kishin planifikuar sulm terrorist, por nuk dha më shumë hollësi.

Të enjten, Komisioni Hetues i Rusisë tha se e arrestoi edhe një të dyshuar në lidhje me sulmin në sallën e koncerteve, Crocus, ku u vranë 140 njerëz.

Komisioni nuk dha hollësi për identitetin apo veprimit e të arrestuarit, por tha se ai dyshohet si i përfshirë në financimin e sulmit.

Autoritetet ruse thanë ditë më parë se 11 të dyshuar janë arrestuar, përfshirë katër burra që dyshohet se e kryen sulmin.Rusia i zbuloi emrat e të dyshuarave si Murodali Rajabalizoda, Dalerjon Mirzoev, Muhammadsobir Faizov dhe Faridun Shamsiddin, dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit. Ata kanë dalë para gjykatës nën akuzat për terrorizëm.

Reuters raportoi se hetuesit rusë udhëtuan drejt Taxhikistanit më 26 mars për t’i marrë në pyetje anëtarët e familjeve të të dyshuarve.

Shteti Islamik Korasan, degë e grupit të Shtetit Islamik, e mori përgjegjësinë për masakrën, por zyrtarët rusë kanë ngulur këmbë në pretendimet e tyre – pa dhënë kurrfarë dëshmie – se Ukraina dhe Perëndimi kanë gisht në sulm.

Kievi e mohon përgjegjësinë dhe zyrtarët ukrainas thonë se Moska po e shtyn këtë pretendim si pretekst për t’i shtuar luftimet në Ukrainë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cilësoi akuzat e Rusisë se Ukraina është gjoja e përfshirë si “të pakuptimta dhe propagandë”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara i dhanë informata të hollësishme shërbimeve ruse të sigurisë për një sulm ekstremist në Moskë para se ai të ndodhte./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA ME URDHËR TË SPAK/ Si e mori ish-drejtori statusin special për hotel me 5 yje në Durrës nëpërmjet babait
Previous article "PSE E LE BIG BROTHER?" Arbana Osmani jep përgjigjen e papritur

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT