SPAK ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës.
Mësohet se masë sigurie është firmosur edhe për Mariglen Qato, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtorin e UKT-së Redi Molla.
Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.
Ende nuk ka të dhëna të hollësishme.


