• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMET E QEVERISË/ Kumbaro: 75 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë
Home
Politikë

VENDIMET E QEVERISË/ Kumbaro: 75 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë

27 March, 2024 s.autor Politikë

Falë një marrëveshjeje huaje me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim, do të investohen 75 milionë euro në sistemin e pastrimit dhe pajisjeve me impiantë të trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nga mbledhja e sotme e qeverisë.

“Miratuam një marrëveshje shumë të rëndësishme kredie me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim, prej 75 milionë eurosh për të investuar gjithë sistemin e pastrimit dhe të pajisjeve dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës. Siç e dimë, lumi i Vjosës tashmë është Park Kombëtar i rëndësisë më të veçantë, park kombëtar i lumit të fundit të egër në Europë, por nuk mund të kemi një park kombëtar të tillë nëse nuk merremi me gjithë sistemin e mirëmbajtjes që nuk është thjesht fauna dhe flora që shohim, por është menaxhimi i të gjithë jetesës të gjithë komuniteteve dhe bashkive të cilat praktikisht lagen nga lumi i Vjosës duke filluar nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Memaliaj. Por gjithashtu edhe degët, sidomos dega më e rëndësishme që është lumi Drinos – me Gjirokastrën si bashki, duke përfshirë dhe duke shkuar deri në Selenicë ku kemi dhe një tjetër degë të rëndësishme të këtij lumi që është lumi i Shushicës. Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot, një negociatë shumë e gjatë dhe përgatitje teknike edhe studimore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ky investim do të menaxhohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila do të jetë edhe agjencia zbatuese, bashkë me të gjitha bashkitë që do të jenë pjesë e projektit me të cilat është punuar në këto dy vite e gjysmë që kanë zgjatur gjithë negociatat.“Nuk është thjesht investim në infrastrukturë, është gjithashtu program asistence për bashkitë me një program 3-vjeçar mbasi të mbarojë gjithë investimi, si edhe program asistence për bizneset që do të orientohen të gjitha drejt ekoturizmit siç e kërkon zona”, përfundoi ministrja Kumbaro duke theksuar prioritetin për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHNDËRRUAN BANESËN NË SHTËPI BARI/ Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë. Ja çfarë i “nxori zbuluar”
Previous article ÇFARË I NDODHI? Jorgo Goro shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në spitalin e burgut

s.autor

Postime të ngjashme

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT