• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashiimi i motit për sot
Home
Sociale

VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashiimi i motit për sot

28 March, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente. Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por do të ulen ndjeshëm maksimalet duke u luhatur 3°C minimalja deri në 21°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Temperaturave të ajrit do të vijojnë të larta gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit do të pësojnë mbeten të larta në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe jugperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin, si edhe gadishullin e Ballkanit; herë pas-here priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu do te vijojë Europa veriore me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten vetëm Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E URËS NË BALTIMORE/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë
Previous article BORA ZEMANI RIKTHEHET NË EKRAN/ Zbulohet emisioni i ri ku do të shohim

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike Aktualitet

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK Aktualitet

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite Aktualitet

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT