• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU KLIENTIN E DEHUR NË LOKALIN E TIJ/ Arrestohet 39-vjeçari në Durrës. Si ndodhi ngjarja
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU KLIENTIN E DEHUR NË LOKALIN E TIJ/ Arrestohet 39-vjeçari në Durrës. Si ndodhi ngjarja

27 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gëzim Kajno është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. 39-vjeçari është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

‘Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.’- njofton policia.
Gjykata e shkallës së Parë e dënoi me 6 vjet Gëzim Kajnon, ndërkohë prokuroria e ankimoi në shkallët më lart vendimin. Në Gjykatën e Lartë radha për ta shqyrtuar dosjen erdhi në 2023, në një kohë që 39-vjeçari e kishte kryer dënimin prej 6 vitesh dhe kishte dalë nga qelia.

Në Gjykatën e Lartë vendimi mori formë të prerë dhe ky u dënua me 10 vjet, pra 4 vjet më shumë, të cilat tashmë do të duhet t’i vuajë.

Asllan Kërtusha, 29-vjeç ishte i ulur në lokalin e njërit prej autorëve dhe në gjendje të dehur ka filluar të fyejë klientët. Pronari i lokalit, Gëzim Kajno i ka kërkuar Kërtushës që të mos fyejë klientët. Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzim Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MANIPILIM PROPAGANDISTIK"/ Jorgo Goro jep dorëheqjen nga burgu
Previous article INCENERATORI I ELBASANIT/ SPAK merr të pandehur edhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt! Ja akuzat

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT