• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E ARRESTIMIT TË JORGO GOROS/ 5512 m2 tokë shtet u bënë me pronar brenda 5 ditësh
Home
Breaking News

DOSJA E ARRESTIMIT TË JORGO GOROS/ 5512 m2 tokë shtet u bënë me pronar brenda 5 ditësh

25 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv siguron pjesë nga dosja hetimore e SPAK ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi, konkretisht 5512 m2 + 5080 m2(në kufi më njëra tjetrën) me sipërfaqe në total 10 592 m2. Kjo sipërfaqe është e njëjtë me atë të projektit të sipërmarrësit Artan Gaçi, ish deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish ministres së Mbrotjes Olta Xhaçka për të ndërtuar kompleksin turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Në episodin e parë sipas SPAK Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe të Himarës që ka qenë në atë kohë, 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private në pronësi të Foto Mëhillit dhe trashëgimtarëve të tij, mes tyre Stavri Mëhilli. Më pas është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e kësaj toke në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin.

Për këtë episod SPAK thotë se nga momenti i aplikimit nga Stavri Mëhilli deri në lëshimin e çertifikates së pronësisë, ka nje kohe ndermjetese vetëm 5 dite. Pra rezulton se Stavri Mëhilli ka aplikuar për “Leshim vertetimi pronesie”, më 12 shkurt 2020 ora 12:48, dhe u pajis me çertifikatën e pronësisë më 17 shkurt 2020. 

“Pavaresisht mungesës se një verifikimi në vetë dokumentacionin që vete Bashkia Himare ka rezultuar se posedonte prane saj si dhe ne mungesë te nje konfirmimi te domosdoshem nga Keshilli i Qarkut (pavaresisht se ne shkrese referohet se ky konfirmim ndodhet bashkelidhur), kryetari i Bashkise Jorgo Goro, ka percjelle kerkesen per regjistrim ne raste te veçanta, prane ZVRPP me shkresen nr. 731 prot.. date 18.03.2019 dhe aktet bashkelidhur, dhe mbi bazen e kesaj kerkese, dhe dokumentacionit bashkelidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlore ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtaret) me dokumentin vertetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, date 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gilek. per pasurine me sip. 5512 m2, te llojit truall.”.

Nga verifikimi i kryer ne registrim hipotekor dhe dokumentacionin ligjor perkates, rezulton se prane ASHK-se Vlore, ne date 17.02.2020, ne baze te kerkeses te shtetasit Stavri Mehilli, eshte regjistruar pasuria, registri hipotekor 40, date 17.02.2020, ZK.1739, fshati Gjilek, me siperfage 5512 m2, ne emer te shtetasit Foto Pavllo Mêhilli (trashegimtarêt). Nga kjo praktike rezulton se kerkuesi Stavri Mehilli ka aplikuar ne date 12.02.2020, ora 12:48, per sherbimet “Leshim vertetimi pronesie”, dhe vetem pese dite me pas, date 17.02.2020, eshte pajisur me certifikaten perkatese te pronesise.

Referuar Keshillit te Qarkut Vlore qe ka dhene informacione mbi çeshtjen, rezulton se kalimi i prones eshte bere permes shkresave dhe dokumentave te rreme” thuhet në dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI PREKËS i Rike Roçit: Mami ra në koma, babai na solli në shtëpi grua tjetër
Previous article "KAM PASUR TË PANDEHUR EDHE TË AFËRM TË FAMILJARËVE TË MI"/ Ambasada Amerikane publikon historinë e prokurores së SPAK, Dorina Bejko

s.autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT