• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËZOHET KËRKESA E FREDI BELERIT/ Gjykata: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËZOHET KËRKESA E FREDI BELERIT/ Gjykata: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës

21 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri i cili kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë arrest në burg të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, në shkallën e parë dhe në apel për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Arresti në burg për Fredi Belerin është i ligjshëm, thotë Gjykata, e për pasojë ai nuk ka të drejtë në kërkesat për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në arsyetimin e saj Kushtetuesja thotë se vendosja e masës së sigurimit personal “arresti në burg” në ngarkim të Belerit pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe për pasojë, masa e arrestit përbën një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur.

Kushtetuesja gjithashtu më shumicë votash vendosi se nuk ka cenim të proporcionalitetit në burgosjen e Belerit duke pasur parasysh kontekstin e rrethanave të çështjes, pasi ai është vendosur nga gjykatat e zakonshme për garantim të mbarëvajtjes dhe integritetit të një procesi penal. Ndërkohë unanime ishte Gjykata në vendimin se nuk gjeti cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë në rastin e zotit Beleri pasi nuk gjen rëndim të pozitës së tij si i pandehur. Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, Gjykata vlerësoi se Fredi Beleri nuk legjitimohet.

Arsyetimi i Gjykatës për rrëzimin e kërkesës së Belerit:

1.Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk legjitimohet.

2. Në lidhje me pretendimin për kufizimin e lirisë personale në cenim të parimit të proporcionalitetit, Gjykata vlerësoi, me shumicë votash, se kufizimi i lirisë personale është vendosur nga gjykatat e zakonshme për një qëllim të ligjshëm që është garantimi i mbarëvajtjes dhe integritetit të procesit penal në ngarkim të zotit Beleri. Gjykata vlerësoi, gjithashtu, se masa e sigurimit personal “Arresti në burg”, e vendosur nga gjykatat e zakonshme, nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.

3. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur, Gjykata konstatoi se kjo e drejtë shtrihet jo vetëm mbi të drejtën për të kandiduar por edhe mbi të drejtën për të ushtruar funksionin publik të besuar nga zgjedhësit. Në këtë kontekst, Gjykata vlerësoi se vendosja e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” në ngarkim të zotit Beleri pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe, për pasojë, ajo (masa e arrestit) përbën një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Sidoqoftë, duke qënë se Gjykata arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të zotit Beleri është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim, ajo (Gjykata), me shumicë votash, nuk gjeti cenim të së drejtës së kërkuesit për t’u zgjedhur.

4. Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak të rëndimit të pozitës së zotit Beleri si i pandehur si rezultat i shtimit të argumenteve për justifikimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” nga GJKKO-ja e Apelit, Gjykata vlerësoi se përforcimi i arsyetimit nga gjykata më e lartë, përsa kohë ajo (gjykata më e lartë) nuk rëndon masën e sigurimit në ngarkim të të pandehurit, nuk përbën rëndim të pozitës së tij. Prandaj Gjykata, njëzëri, nuk gjeti cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë në rastin e zotit Beleri.

Pretendimet e Belerit

Beleri i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 28 shtator duke kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në thelb, Beleri ka pretenduar se gjykatat kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor, me anë të të cilit i kanë cenuar të drejtën për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit të lirisë personale, si pasojë e vendosjes së “Arrestit në burg”.

Më këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese Beleri i ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri ndërsa mbrojtja e tij ka paralajmëruar se do të ankohen deri në Gjykatën e Strasburgut. Më 5 mars Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Belerin, ndërsa avokati i tij tha se “prokuroria nuk solli asnjë provë dhe ne provuam se aktet e tjera janë të falsifikuara. Ndërkohë, në deklaratën që bëri Beleri brenda në sallën e gjyqit qëllimi i procesit ndaj tij janë zgjedhjet e reja në Himarë.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRI I QETË, MOS E VRIT MENDJEN..."/ Zbardhen përgjimet mes pronarit e shoferit që tentuan të trafikonin 13 kg heroinë drejt Italisë
Previous article "NA PRESIN NDESHJE TË FORTA"/ Trajneri i Shqipërisë: Të tregojmë veten, vendimet për Europianin në kohën e duhur

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT