• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Spiropali-opozitës: Radikalizmi nuk ju çoi askund, të ulemi për Reformën Zgjedhore
Home
Politikë

KUVEND/ Spiropali-opozitës: Radikalizmi nuk ju çoi askund, të ulemi për Reformën Zgjedhore

21 March, 2024 s.autor Politikë

Të enjten, shumica dhe opozita parlamentare debatuan për Reformën Zgjedhore.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, prej fillimit të fjalës së saj përshëndeti fundin e kaosit disamujor dhe rikthimin e normalitetit në Kuvend.

“Është mirë të shohësh gjithë deputetët në vendin e tyre, sepse në fund të fundit kjo është detyra e deputetit: të flasë, të japë opsione, të marrë pjesë në një kuvend ku jemi konkurrentë politikë, por nuk jemi armiq dhe nuk e luftojmë njëri-tjetrin me çdo mjet. Është tashmë e qartë se me rrugën radikale nuk shkohet askund, se flamuri i radikalizmit nuk është flamur fitoreje por disfate. Është gjithmonë mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën dhe të biesh dakord me atë që e ke përballë. Nuk ishte sot e nevojshme t’i mundonim as ambasadorët të vinë në seancë e të na shohin si pajtohemi me njëri-tjetrin. Ne e kemi për detyrë të bëjmë punën tonë dhe është detyra jonë kushtetuese të jemi në kuvend,” tha znj. Spiropali.

Ministrja iu përgjigj përfaqësuesve të opozitës dhe kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha, i cili më herët fajësoi kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e 2008-ës me ish-paraardhësin Sali Berisha për ndryshimet në Kodit Zgjedhor, që e kanë pamundësuar riardhjen në pushtet të opozitës.

“Sa i takon atyre që ngrihen edhe me forcë dhe deklarojnë se marrëveshja e 2008-ës apo edhe të tjerat janë pjesë e politikës së vjetër, dua t’i kujtoj se kanë qenë ata që e kanë ngritur lart flamurin e politikës së vjetër kur kanë qenë në partitë e tyre. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë z. Basha apo z. Alibeaj kur ishin ministra apo në majën  e pushtetit demokrat të kenë ngritur qoftë edhe një shqetësim të vetëm sa i takon sistemit zgjedhor apo çështjeve të tjera. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të kujtohesh se nuk je pjesë e këtij sistemi e do ta kthesh përmbys sistemin. S’mund ta bësh e s’mund të na akuzosh ne që po duam të bëjmë një reformë zgjedhore.

Ne ngritëm atë komision ad-hoc të reformës zgjedhore për të gjetur dakordësinë dhe për të ardhur aty me opsione që janë afër të dyja forcave politike, por edhe arsye së gjithë deputetëve. Nuk jemi aty që të presim ultimatume qesharake të njërit apo tjetrit që na detyrokan ne të votojmë një opsion apo një tjetër. Jemi aty për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ky është komisioni më jetëgjatë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe më pa produkt, jo për fajin tonë, por për arsyet tuaja që ju i dini më mirë. Sa i takon listave të hapura, votat e diasporës etj. kemi ende kohë t’i diskutojmë. Kemi qenë në që këto i kemi përfshirë në programin tonë elektoral. Ka qenë ministri ynë i Diasporës që i ka propozuar dhe opsionet si mund të ndodhë,” u shpreh ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJTON KOHËN KUR ISHTE MINISTËR/ Basha: Ajo që ndodhi në 2008 ishte skandaloze. U bë gjëma nga Berisha dhe Rama
Previous article DITA E FUNDIT E "ZGJEDHORES"/ Alibeaj: Parlamenti hesht!; Çuçi: Siç duket po lexoni sondazhet! Mos ejani me kushte, por…

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT