• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI? Vizita e zëvendëspresidentes së Tajvanit në Çeki zemëron Kinën
Home
Nderkombetare

ÇFARË NDODHI? Vizita e zëvendëspresidentes së Tajvanit në Çeki zemëron Kinën

19 March, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Tajvanit dhe ish-ambasadorja de facto në Uashington, Hsiao Bi-khim, po viziton Republikën Çeke pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitë ka nxitur zemërim në Kinë. Hsiao, që do të marrë postin së bashku me presidentin e zgjedhur Lai Ching-te në maj, nga Kina cilësohet “separatiste konservatore e pavarësisë së Tajvanit” dhe Pekini ka vendosur sanksione ndaj saj. Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, një qëndrim që Qeveria në Tajpej e refuzon fuqishëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Jeff Liu, tha se Hsiao është ftuar në Republikën Çeke nga instituti Sinopsis ku dhe do të flasë. Ajo, sipas tij, do të takohet me “miqtë” në këtë shtet dhe do të këmbejnë qëndrime para inaugurimit të saj. Kryetari i Senatit çek, Milos Vystrcil, që kishte vizituar Tajvanin më 2020, publikoi të martën një fotografi në X – që më herët njihej si Twitter – të takimit të tij me Hsiaon. Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha se Qeveria çeke duhet të “kufizojë ashpër disa politikanë [çekë]” dhe “të ndërmarrë masa efektive për të shmangur ndikimet negative të këtij incidenti”.

Tajvani nuk ka raporte formale diplomatike me asnjë shtet evropian, përveç Vatikanit. Por, shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore veçmas kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Tajvanin – posaçërisht pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës – duke nxitur zemërim në Pekin për kontakte të tilla dhe duke zvogëluar izolimin diplomatik ndërkombëtar të Tajvanit. Javën e kaluar, Kina shprehu zemërim lidhur me vizitën e Hsiaos në SHBA. Si Tajvani, ashtu edhe SHBA-ja thanë se kjo vizitë ishte private.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEJE QENDRIMI NË GREQI/ Ambasada shqiptare: Ja vendimet e palës greke dhe si përfitojnë shqiptarët
Previous article NGJARJA E RËNDË NË TAPIZË/ Flet mjeku i qendrës shëndetësore: Gruaja nuk u paraqit asnjëherë për vizitë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT