• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË ITALI/ Shkon në tre numri i viktimave. Shqiptari gjendet 300 metra larg makinës
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË ITALI/ Shkon në tre numri i viktimave. Shqiptari gjendet 300 metra larg makinës

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Merr përmasa më tragjike aksidenti i së shtunës në Itali ku humbën jetën shqiptarët Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos një 28-vjeçar tjetër po shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMW dhe më pas mori flakë është gjendur edhe trupi i pajetë i një personi të katërt. Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Në këtë mënyrë numri i viktimave nga aksidenti shkon në 3 viktima dhe 1 të plagosur. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

23-vjeçari Marian Kola

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u gjet pas denoncimit të bërë nga një grua se nuk kishte kontaktuar më me partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e Kolës e Mihës. Denoncimi çoi sërish karabinierët në vendin e ngjarjes ku gjetën 300 metra nga vendi i aksidentit trupin e pajetë.

Il Messaggero shkruan se dyshimet janë që shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia e lartë që në momentin e ngjarjes mendohet të ketë qenë 200 kilometra në orë. Përplasja në një bordurë ka bërë që makina të ngrihet në ajër dhe të fluturojë për 50 metra duke përfunduar mes disa pemëve. Më pas është përfshirë në flakë.

Aty janë gjetur të vdekur Kola dhe Miha ndërsa 28-vjeçari ka shpëtuar pasi është hedhur nga mjeti. Deri më tani gjendja e tij mbetet shumë e rëndë. Sa i përket viktimës tjetër të zbuluar së fundmi hetimet do të përcaktojnë se si ka përfunduar aq larg vendit të aksidentit.

Makina tip BMW ku udhëtonin ata rezulton e vjedhur. Të grabitura rezultojnë edhe targat që kishte në përdorim.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 34-VJEÇARI NGA TIRANA NË BURG PAS MARTESËS ME TË MITURËN/ 14-vjeçarja shpërthen në lot: Araniti s’e dinte moshën time
Previous article DIVORCI I ÇIFTIT MBRETËROR/ Elia Zaharia shkon në gjykatë. Princ Leka zgjedh të…

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT