• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINA SULM ME DRONË NË RAJONET RUSE/ Moska: Kievi tentoi të pengojë procesin e votimit për “Presidencialet”
Home
Botë

UKRAINA SULM ME DRONË NË RAJONET RUSE/ Moska: Kievi tentoi të pengojë procesin e votimit për “Presidencialet”

17 March, 2024 s.autor Botë

Ukraina i sulmoi rajonet ruse me 35 dronë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte, e vuri në shënjestër Moskën dhe shkaktoi pengesa në furnizim me rrymë në disa zona kufitare, tha Rusia të dielën.

Moska e ka akuzuar Kievin se tentoi ta pengojë procesin e votimit në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale treditore në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e ka të sigurt fitoren në këto zgjedhje të kontrolluara nga Kremlini, është zotuar se do ta ndëshkojë Ukrainën për këto sulme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i falënderoi ushtrinë dhe inteligjencën e vendit për “armët e reja me rreze të gjata veprimi”, në një video të publikuar të shtunën, pa përmendur raportimet për sulme të shtuara ukrainase në Rusi.Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shkroi në Telegram të dielën se 17 dronë u shkatërruan në rajonin jugor të Rusisë, Krasnodar, katër mbi rajonin e Moskës dhe pjesa e mbetur në gjashtë rajone të tjera.

“Dronët u shkatërruan, por një zjarr shpërtheu si pasojë e rënies së njërit prej mjeteve”, tha zyra e administratës së Krasnodarit në Telegram.

Zjarri në rafinerinë Slavyanks në Krasnodar u shua dhe nuk u raportua për viktima si pasojë e zjarrit, tha administrata.Raportimet e kësaj administrate nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se nuk u raportua për viktima apo dëme nga dronët që u rrëzuan mbi tri qarqe në afërsi të Moskës.

Një sulm ukrainas me katër dronë në rajonin kufitar rus, Belgorod, i dëmtoi linjat e rrymës dhe gazit në një fshat, tha guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan edhe 12 raketa të shkrepura nga Ukraina në drejtim të rajonit të Belgorodit të dielën./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEHONË TURIZMIT/ Media gjermane “Reise Reporter”: Shqipëria, destinacioni i duhur për përvoja të turizmit natyror
Previous article U KAPËN ME DROGË DHE KARTA IDENTITETI FALSE/ Dënohen me burg çifti shqiptar ne Britani

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT