• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOSJA HABILAJ”/ Ja kush janë DYSHIMET që shoqërojnë ekstradimin e Nezar Seitit (VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“DOSJA HABILAJ”/ Ja kush janë DYSHIMET që shoqërojnë ekstradimin e Nezar Seitit (VIDEO)

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Nezer Seiti, i dyshuar si financier i grupit kriminal “Habilaj” u ekstradua drejt Italisë ku do të përballet me drejtësinë e këtij shteti.

Në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie e shoqëruan vlonjatin nga ambientet e burgut “Jordan Misja” drejt Aeroportit të Rinasit.

I dyshuari u shoqërua prej tyre deri në bordin e avionit dhe aty u la në duart e dy oficerëve italianë të Interpolit, që kishin mbërritur në vendin tonë një ditë më parë.

Vendimi për lejimin e ekstradimit u mor në dhjetor të vitit të kaluar nga gjykata e Tiranës, sipas kërkesës së prokurorisë dhe me pelqimin e vetë të dyshuarit. Ndaj Seitit gjykata e Catanias kishte firmosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, me dyshimin për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

Pasi vendimi mori formë të prerë, çështja kaloi në duart e Ministres së Drejtësisë, si hallka e fundit që vendos për fatin e të kërkuarit.

Burimet thanë se pasi shqyrtoi dosjen, Gjonaj hodhi firmën dhe brenda pak ditësh i dyshuari iu dorëzua autoriteteve të shtetit fqinj.

Ekstradimi i vlonjatit, vjen në një kohë që ndaj tij ka një masë sigurie “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve të çelura nga Prokuroria për Krime të Rënda, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Pak ditë më parë, prokurorët kësaj dosje firmosën për zgjatjen e afateve të hetimit edhe për tre muaj të tjerë, vendim që i është komunikuar këtë të enjte avokatit të Seitit.

Dorëzimi i beftë i vlonjatit tij tek autoritetet italiane, ngre jo pak dyshime.

Prokuroria e Catanias e cilëson Nezar Seitin, si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit kriminal “Habilaj”.

Përgjatë katër muajve që qëndroi i paraburgosur në vendin tonë, Nezar Seiti e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë, por nuk dihet nëse do të veprojë njësoj përpara prokurorëve në Itali.

Nezar Seiti që konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt, u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 Tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Dështaku i Interit kthehet të ish-skuadra
Previous article 'Vdis tradhtare', Stresi i bën video teksa ajo dergjet e shtrirë në tokë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT