• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Pse e porositi biznesmeni vrasjen e gruas së tij. E mbyti me duar në…
Home
Sociale

DETAJET E REJA/ Pse e porositi biznesmeni vrasjen e gruas së tij. E mbyti me duar në…

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg”, për shtetasin Fatjon Karmeshtna, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e biznesmenit shkodran, Sadetin Sula, më 18 prill 2016, shkruan “Panorama”.

Karmeshtna është arrestuar së fundmi, pas dy vjetësh hetime për vrasjen misterioze të Suela Sulës, e cila fillimisht u mendua si vetëvrasje. Në seancën e djeshme, i pandehuri nuk preferoi të fliste, ndërsa, përmes avokatit të tij mbrojtës, kërkoi një masë më të butë sigurimi, për shkak, sipas tij, se ka dy fëmijë të sëmurë.

Avokati tha se klienti i tij është gati të bashkëpunojë me drejtësinë në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes lexoi të dhënat e hetimeve paraprake, nga të cilat rezulton se vrasja është porositur nga i shoqi i viktimës, Sadetin Sula dhe është ekzekutuar nga ishpunonjësi i tij në firmën e mobilierisë, Fatjon Karmeshtna.

Sula gjendet në burg që prej asaj kohe dhe po gjykohet veçmas te Krimet e Rënda. Motivi, sipas hetimeve, nuk ka qenë xhelozia, por divorci. Kjo del nga përgjimet telefonike mes porositësit dhe ekzekutorit të krimit. Sula i shprehte shqetë- simin e tij Karmeshtnës se nëse bashkëshortja e divorconte, mund t’i merrte gjysmën e pasurisë.

HETIMET

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës.

Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik, që përputhet me të arrestuarin.

I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Florent Hasani transferohet te klubi hungarez
Previous article Zyrtare: Dështaku i Interit kthehet të ish-skuadra

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT