• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I KAM BËRË VETË”/ Kreut të ARRSH-së, i gjenden piktura me vlerë mijëra euro dhe një shumë parash në banesë
Home
Breaking News

“I KAM BËRË VETË”/ Kreut të ARRSH-së, i gjenden piktura me vlerë mijëra euro dhe një shumë parash në banesë

14 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjatë kontrolleve të ushtruara nga hetuesit e SPAK dhe të BKH-së, në banesën e Berberit u gjetën disa piktura me vlerë mijëra euro, por dhe një shumë e madhe parash. Zyrtari i lartë akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Këto piktura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Beberi ka pohuar se pikturat i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë. Agjentët e SPAK dhe BKH i sekuestruan dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Mbrëmë u dha një informacion se zoti Berberi mund të kishte dhënë dorëheqje, por Policia e Shtetit ka bërë me dije se ai ka qenë në krye të detyrës. Gazetarja Lala tha se arrestimi është bërë pasi la ambientet e punës, të ARRSH-së, por nuk dihet nëse është ndaluar në banesën e tij apo në ndonjë ambient tjetër. Ndërkohë, përveç shtëpisë, kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Pas Berberit, arrestohen edhe dy biznesmenë (EMRAT)
Previous article DITA E VERËS/ Rama mesazh shqiptarëve: Ju uroj një pranverë të bukur, më shumë diell e mbarësi

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT