Sapo kanë përfunduar pjesët e para të tetë ndeshjeve të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve, të cilat kanë dhuruar jo pak surpriza.
Befasia më e madhe është avantazhi 1-0 i Qarabag në fushën e Atletico Madridit, por edhe humbja 1-0 që po pëson Juventusi në Lisbonë me Sportingun.
Ekipet e mëdha si Bayern Munchen, Manchester United e PSG po fitojnë, ashtu sikurse edhe Roma me Chelsean dhe Basel ndaj CSKA Moskow.
I vetmi barazim pa gola regjistrohet në Greqi, ku vendësit e Olimpiakosit po i rezistojnë mjaft mirë Barcelonës.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni rezultatet e pjesëve të para.



