• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Kremlini njofton se Kievi ka goditur objektiva në thellësi të Rusisë
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Kremlini njofton se Kievi ka goditur objektiva në thellësi të Rusisë

12 March, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina lëshoi të martën një numër dronësh me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në thellësi të Rusisë, duke goditur të paktën dy objekte nafte në një sulm ndaj tetë rajoneve të vendit, thanë zyrtarët rusë.

Po të martën, ushtarë për të cilët zyrtarët e Kievit thonë se janë vullnetarë rusë që luftojnë për Ukrainën, njoftuan se kishin kaluar kufirin e Rusisë, një gjë që e kanë bërë disa herë që kur filloi lufta.

Rusia tha se i kishte zmbrapsur përpjekjet për inkursione, por pretendimet e asnjërës palë nuk kanë mundur të verifikohen.

Një dron ukrainas goditi dhe i vuri flakën një rafinerie nafte në rajonin e Nizhny Novgorodit, sipas guvernatorit rajonal Gleb Nikitin. Ky rajon ndodhet rreth 775 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në një sulm tjetër në thellësi të Rusisë, një dron u rrëzua në rajonin e Moskës, tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin. Megjithëse ai ra larg qendrës së qytetit, droni ishte pranë Aeroportit Zhukovsky, një nga katër aeroportet ndërkombëtare të Moskës.

Një tjetër dron goditi një depo nafte në Oryol, 116 kilometra larg Ukrainës. Sulmet duken të jenë dëshmi e sofistikimit në rritje të teknologjisë ukrainase të dronëve dhe rritjes së guximit për ta çuar frontin e luftës në Rusi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha vitin e kaluar se vendi i tij ka zhvilluar një mjet luftarak me rreze veprimi prej 700 kilometrash, mesa duket duke iu referuar dronëve.

Ukraina gjithashtu ka dërguar gjithnjë e më shumë dronë detarë në Detin e Zi, ku pretendon se ka fundosur anije luftarake ruse./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SHENJË UNITETI PËRBALLË AGRESIONIT RUS/ Biden pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin dhe Kryeministrin e Polonisë
Previous article THA SE NUK KA BËRË DASMË/ Dalin fotot e Ilnisës me bashkëshortin dhe vajzën

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT