• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DINAMIKA E KRIMIT/ Sekondat fatale që i morën jetën Greit gjatë sherrit me thika: Nuk ishte ai objektivi
Home
Breaking News

ZBARDHET DINAMIKA E KRIMIT/ Sekondat fatale që i morën jetën Greit gjatë sherrit me thika: Nuk ishte ai objektivi

12 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Fier, ku u vra me thikë 19-vjeçari Grei Bihuci.

Pas hetimeve të thelluara, policia ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes, se si nisi debati mes të rinjve dhe që përfudnoi deri në përdorimin e thikës.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se konflikti ka nisur disa ditë më parë mes dy kushërinjëve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë pasur me Olsi Serjanin dhe një tjetër djalë të mitur.

Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në rrjetin Snapchat për “like”, e më pas në llogari të tjera të tyre sociale.

Mukët, Serjani dhe shoku i tij i mitur e kanë lënë dje të takohen për t’u sqaruar. Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin.

Sa janë takuar, biseda është fryrë në debat të agravuar, deri në përdorim thikash.

Bihuci ka tentuar të ndal sherrin, por mbeti vetë viktimë, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK. Ai ditën e djeshme ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i ka lënë orët e tjera.

Pasdite, Grei punonte si kamarier në një lokal në qendë të qytetit. Kolegët e tij kanë zhvilluar sot homazhe për 19-vjeçarit, për të cilin shprehin vlerësime të mëdha dhe gëzojnë respekt për djalin që ishte.

Policia deri më tani ka arrestuar Olsi Serjanin dhe të miturin tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRËFIKËSE TË REJA PËR FIERIN, POGRADECIN DHE LEZHËN/ Balla: Vijojmë modernizimin
Previous article "PËRRALLA QË U KTHYE NË MAKTH"/ Mediat zviceriane jehonë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT