Grei Bihuci, 19 vjeç u vra me thikë ditën e sotme në qendër të Fierit, pas një sherri banal.
Mjekja e njohur Briseida Xhelaj i ka dedikuar një mesazh të ndjerë 19-vjeçarit, ajo shprehet se i riu ishte një djalë i mbarë dhe i sjellshëm.
Alpenews.al ju sjell postimin e mjekes.
POSTIMI I MJEKES:
💔😭💔😭💔Sa lajm i hidhur sot kur lexoj per ty o Grei Bihuci. Nuk doja tju besoja syve dhe akoma jam e shokuar. Te takova tek Bleta ku ti punoje kamarjer. Po sa i sjellshem, sa i mbar , sa krenare per ty qe ishe kaq i ri dhe kaq punetore. Diten e dyte erdhe me more menjane “Doktoresh mami im te ndjek mund te bejme nje foto tia tregoj se me tha sillu mire me doktoreshen “ une te perqafova dhe beme kete foton ketu. Nuk ka fjale te ngushelloje dot mamin tend qe te ike ne kete mosh kaq te re! Por ti ishe nje engjell, I dashur , puntore, I bukur , zemer mire, me buzeqeshje vezulluese. Po pse o Grei Bihuci helmove mamin sot kaq shume, Edhe te gjithe qe te njohin jane te shokuar Edhe te pikelluar. Shpirti ne parajse! E lexova lajmin dhe jane motive te dobta, shpresoj qe te reflektoni o njerez se Nuk eshte mire Sherri Asnjehere. Jeni rritur me 100 halle. Jeten ne dore ka Vetem zoti, ai e jep dhe ai e mere kur jemi pleqe shume te moshuar. Edhe nje shoke qe ishte futur per te ndar ka dal jashte rrezikut per jeten por Faleminderit qe u mundove. Cdo njeri qe e njihte Grein te ishte aty sigurishte qe do nderhynte. Mos mbani thika edhe arme qe mund te marrin jete . Se ne moment qe e merr nje jete , edhe jeta jote ato mbaroi ne burg . Por jo vetem, edhe jetet e familjarve nuk jane me njesoj. Ngushellimet e mia familjes Greit. Zoti ju dhente force per te perballuar kete tragjedi qe na ka tronditur shume. Grei keshtu si ne kete foto do te mbaj mend , te embel te bukur , te sjellshem qe Zoti te donte prane vetes dhe te mori ne moshen me te bukur . Na ke thyer shume zemren 💔💔💔💔💔💔💔💔💔😭💔