Forcat izraelite kanë sulmuar një kamp refugjatësh ku ishin strehuar palestinezët në veri të Gazës, ku strehoheshin 21 persona.
Të paktën 13 gra dhe fëmijë, përfshirë një vajzë pesë muajshe të quajtur Zeina dhe një djalë gjashtëvjeçar të quajtur Omar, u vranë.
“Nuk ka asnjë zonë të sigurt në të gjithë Rripin e Gazës. Asnjë centimetër i vetëm nuk është i sigurt. Izraelitët gënjejnë. Na thanë se jugu është i sigurt. Ne u detyruam të strehoheshim këtu. Jemi të gjithë civilë. Të gjithë ata që ishin brenda shtëpisë ishin gra dhe fëmijë. Nuk ka asgjë që quhet gjykatë ndërkombëtare apo e drejta ndërkombëtare humanitare. Të gjitha këto janë thjesht gënjeshtra. Të gjithë këta emra u krijuan për të mbështetur të fortët kundër të dobëtit; shtypësi kundër të shtypurit”, tha ai.


