Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë teksa transportonin një kallashnikov me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, me qëllim shitjen e armës tek persona të tjerë.Të rinjtë e identifikuar me inicialet të identifikuar me inicialet Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec, ishin nën survejimin e policisë prej kohësh dhe u vunë në pranga te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”.
Si rezultat këtij operacioni, te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec”,-njofton policia.
Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë.
Blutë kanë sekuestruar kallashnikovin me bajonetë, si dhe një mjet prerës thikë.


